Korça Republikë?! – 6 orë për në Tiranë, 3 orë për në Selanik…
https://www.facebook.com/reel/1738460403790207 Nga: Eduart Bardhushi Arritja më e madhe dhe historike e “Rilindjes” është kjo: Pas 13 vitesh qeverisje, juglindja u izolua me sukses, jo me gardh, jo me tela me gjemba… por me rrugë që shemben, ura që lëkunden dhe alternativa që të lodhin shpirtin!!! Sot, për të shkuar nga Tirana në Korçë duhen 6–7 orë, të jemi të qartë…nëse nuk bie ndonjë masiv dheu rrugës, nëse nuk bllokohesh në ndonjë kthesë me kamionë, ose nëse nuk vendos të kthehesh mbrapsht nga nervat… Rruga Librazhd-Korçë? Histori gjeologjie. Alternativa nga Gramsh-Maliq-Korçë? Turizëm ekstrem FALAS! Epo tani në këtë pikë lind pyetja logjike: Mos vallë “Korça Republikë” nuk është më shprehje, por realitet infrastrukturor? Se e thënë troç, ndërkohë që lidhja me kryeqytetin është kthyer në sfidë...
Burimi:
sot.com.al