Konventa e Bernës kritikon qeverinë për Vjosë-Nartën, kërkon shpjegime dhe paralajmëron për masa të tjera

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për Vjosë-Nartën, kërkon shpjegime dhe paralajmëron për masa të tjera

Byroja e Konventës së Bernës ka ashpërsuar qëndrimin ndaj qeverisë shqiptare, duke shprehur shqetësim për mungesën e informacionit mbi projektet infrastrukturore dhe turistike në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, e propozuar si pjesë e Rrjetit Emerald. Në një letër të datës 15 korrik 2026, drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Konventa kërkon një Vlerësim të ri të Ndikimit në Mjedis (VNM), i cili duhet të analizojë ndikimin e kombinuar të Aeroportit të Vlorës dhe projekteve të reja turistike të planifikuara në zonë. Dokumenti, i publikuar nga EcoAlbania, konfirmon se situata në Vjosë-Nartë është shqyrtuar gjatë mbledhjes së Byrosë në qershor, pas ankesave të organizatave mjedisore dhe denoncimeve të qytetarëve. Konventa ka përshëndetur pezullimin e përkohshëm të punimeve dhe angazhimin e autoriteteve shqiptare për hartimin e...