Kontrabandoi medikamente mjekësore dhe një sasi veshjesh pa dokumentacione, arrestohet 54-vjeçari në pikën kufitarë të Kapshticës
Goditet një tjetër rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore dhe veshjeve pa dokumentet përkatëse. Si pasojë është vënë në pranga shtetasi me iniciale A.I, 54-vjeç, pasi i kishte mallrat në automjetin që drejtonte. Njoftimi: Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin A. I. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç,...
Burimi:
top-channel.tv