Konflikt verbal mes të rinjve në Vlorë, debati përfundon me përplasje fizike

Konflikt verbal mes të rinjve në Vlorë, debati përfundon me përplasje fizike

Pamje nga sherri VLORË- Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt në zonën e Ujit të Ftohtë. Sipas pamjeve të publikuara, të rinjtë janë përfshirë në një debat verbal, shkaqet e të cilit ende nuk dihen. Situata më pas ka agravuar, duke kaluar në shtyrje dhe goditje mes tyre. Në një moment, disa prej të rinjve kanë shtyrë dhe qëlluar një person tjetër të përfshirë në konflikt. Pas përplasjes, i riu është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij. Shkaqet e sherrit ende nuk janë bërë të ditur./ZËRI