Konflikt me sende të forta në një lokal në Golem, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq

Konflikt me sende të forta në një lokal në Golem, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal në zonën e plazhit në Golem. Policia bën me dije se pas njoftimit për konfliktin, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh shkuan në vendngjarje dhe nisën veprimet për identifikimin e personave përgjegjës. Në pranga u vunë shtetasit David Kondo dhe Eluert Qose, banues në Durrës, përkatësisht menaxher dhe punonjës në subjektin ku ndodhi konflikti. Njoftimi U konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta, me 5 pushues turq, arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë (punonjës në subjektin ku ndodhi konflikti). Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në plazh, në Golem, shërbimet e Stacionit të Policisë...