KONCERTI NE TIRANE, BLLOKOHEN RRUGET, NUK KA PARKIME

KONCERTI NE TIRANE, BLLOKOHEN RRUGET, NUK KA PARKIME

Sot do të mbahet në Tiranë koncerti i këngëtarit të njohur ndërkombëtarisht, Kanye West. Për të garantuar zhvillimin në normalitet të eventit, prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, policia ka nisur disa kufizime në qarkullimin e automjeteve rreth zonës ku është ngritur “Eagle Stadium”, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës Prej orës 07:00 të kësaj të shtune, deri në mesnatë, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në rrugën dytësore për në hyrje të Tiranës nga kompleksi “Eiffel” deri te “Casa Italia”. Në këtë aks mund të lëvizet për dalje. Shef i Seksionit Interurban në Policinë Rrugore, Lulzim Marini tha se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur.“Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të jetë e bllokuar nga të dyja krahët. Është menduar të bllokohet...