Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit

Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit

Komuniteti Hebraik Shqiptar ka dënuar sot aktin e grisjes dhe përdhosjes së flamurit të Ambasadës Izraelite duke e quajtur një akt urrejtje dhe një sulm ndaj normave të së drejtës ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike. Shqetësim, sipas deklaratës, kanë shkaktuar edhe thirrjet e dëgjuara gjatë protestës, ku u artikulua se “Izraeli është armiku ynë”. Komuniteti Hebraik thotë se një gjuhë e tillë është përçarëse dhe synon të importojë në Shqipëri konflikte dhe narrativa ekstremiste që nuk kanë qenë pjesë e traditës shqiptare. Deklarata e plotë: Komuniteti Hebraik Shqiptar shpreh tronditjen, indinjatën dhe shqetësimin e tij më të thellë për aktin e rëndë të përdhosjes së flamurit të Shtetit të Izraelit pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, si dhe për thirrjet publike të urrejtjes kundër Izraelit të...