Kompania ajrore la në Brindizi 400 pasagjerët e nisur për në Tiranë, mediat italiane: Kaos në aeroport, qytetarët e revoltuar dolën në pistë, disa prej tyre…
Rreth katërqind pasagjerë të dy fluturimeve Wizzair, me destinacion Tiranën dhe që vinin nga Bolonja dhe Bergamo, janë ulur në orën 03:00 të datës 7 janar në aeroportin e Brindisit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike në aeroportin shqiptar. Devijimi i detyruar emergjent ka shkaktuar protesta, të cilat janë përshkallëzuar gjithnjë e më shumë me kalimin e orëve pa marrë asnjë informacion, nga ana e një grupi të madh udhëtarësh. Sipas mediave italiane, këta pasagjerë kanë thyer portat (gate), kanë kapërcyer kordonët e sigurisë duke u futur në pistë. Një situatë me rrezik të lartë, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e policisë aeroportuale, e cila ka rikthyer situatën në normalitet. Megjithatë, pasagjerët ende nuk e dinë nëse dhe kur do ta vazhdojnë udhëtimin apo...
Burimi:
top-channel.tv