Komisioni i Jashtëm i PE miraton raportin, eurodeputeti Schieder: Shqipëria, një nga dy vendet kryesuese për zgjerimin e BE, të vijojnë reformat

Komisioni i Jashtëm i PE miraton raportin, eurodeputeti Schieder: Shqipëria, një nga dy vendet kryesuese për zgjerimin e BE, të vijojnë reformat

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë, duke hapur rrugë tashmë kalimit në seancë plenare. Raporti i hartuar nga Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, u miratua me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim. Sipas raportit, thuhet se objektivi që vendi të jetë gati për anëtarësim në 2027-t është i mundur. “Dua vetëm të theksoj se Shqipëria konsiderohet gjithashtu nga Komisionerja jonë, Marta Kos, si një nga dy vendet kryesuese në lidhje me zgjerimin. Këtë jemi përpjekur ta pasqyrojmë edhe në këtë raport, por përveç asaj që diskutohet në raportin e Komisionit, kemi dashur gjithashtu të theksojmë disa çështje të tjera, që do të thotë se reformat duhet të reflektohen edhe në jetën e përditshme të qytetarëve, dhe...