Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj dënohen me nga 6 vite burg
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit e dosjes së njohur si ajo e sterilizimit, duke dhënë dënime me burg për disa prej personave të përfshirë. Sipas vendimit të gjykatës, ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg. Ndërkohë, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar gjithashtu me 6 vite burg. Edhe në rastin e tij është aplikuar procedura e gjykimit të shkurtuar, duke bërë që ai të vuajë përfundimisht 4 vite burg. Sa i përket Marsela Sejranajt, gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite e 6 muaj...
Burimi:
kohajone.com