‘Kjo është vrasje me dashje’, Erion Braçe reagon ashpër për tragjedinë në Durrës

‘Kjo është vrasje me dashje’, Erion Braçe reagon ashpër për tragjedinë në Durrës

Kjo është vrasje me dashje, jo aksident”. Me këtë qëndrim të fortë reagoi sot edhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe për tragjedinë në Durrës, duke publikuar edhe videon e momentit kur Nikoll Radaçi u përplas mbi 2 fëmijë në zonën e Ish-Kënetës dhe u mori jetën. “U vranë sepse vrasje është! Madje vrasje me dashje! Nuk është aksident por vrasje me dashje!”, shkruan ai, duke kërkuar që ngjarja të trajtohet si e tillë edhe nga drejtësia. Braçe bën thirrje për ndryshime të menjëhershme në Kodin Rrugor dhe atë Penal, duke nënvizuar se vetëm përmes ndëshkimeve të forta raste të tilla mund të ndalen. Ai kërkon gjithashtu masa konkrete për sigurinë në zonat e banuara, nga kufizimi real i shpejtësisë deri te krijimi i hapësirave të sigurta për...