Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, arrestohet
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The player”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen 2 paisje elektronike(makineta), të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e siguruara, për një shtetas i cili ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The player”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga...
Burimi:
kohajone.com