Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit/ Policia shpëton mrekullisht dy turiste holandeze
Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas, Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja u bë pas marrjes së sinjalizimit se njëra prej turisteve kishte dëmtuar këmbën si pasojë e një rrëzimi, duke e bërë të pamundur lëvizjen në terrenin e vështirë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Policinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, organizuan menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi, duke lokalizuar dhe nxjerrë në siguri dy turistet. Policia i dha ndihmën e parë turistes së dëmtuar dhe, në bashkëpunim me ekipin e ambulancës, e transportoi në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor. Ndërkohë, turistja tjetër u shoqërua në një zonë të sigurt....
Burimi:
sot.com.al