“Këtu ka dashuri pa hesap”, Mehdi Malkaj emocionohet në protestë: Nëse Rama e ka ndarë mendjen se do të rrijë, mjerë ai
Aktori Mehdi Malkaj është emocionuar gjatë fjalës së tij në protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec. Ai u shpreh se në protestë ka dashuri “pa hesap”, teksa i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen. “Njerëz kudo që jeni, hajdeni këtu, se këtu ka dashuri pa hesap. Më tha njëherë njëri, kur ishte problemi i teatrit, që ai, për kryeministrin, e ka ndarë mendjen që do ta prishë. Dhe unë i thash atij, po ti pse nuk e ndan mendjen për të mos e prishur. Në qoftë se ai e ka ndarë mendjen se do të rrijë akoma, mjerë ai”, tha Malkaj. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv