Këshilli i Ministrave fond shtesë për shpronësimin e pronave që preken nga hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas

Këshilli i Ministrave fond shtesë për shpronësimin e pronave që preken nga hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas

Këshilli i Ministrave miratoi fond shtesë për kompensimin e pronarëve të pasurive private që do të preken nga rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe lidhja me aeroportin e Rinasit. Pronat private që shpronësohen do të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, e cila për pasuritë e llojit arë, truall dhe vreshtë arrin shumën 377 milionë lekë. Ky fond zëvendëson vlerën paraprake të miratuar më herët prej 280 milionë lekësh. Në tabelën e shpronësimeve janë bërë ndryshime dhe shtesa, duke përfshirë pasuri të reja që do të shpronësohen. Shpenzimet shtesë procedurale prej 50 mijë lekësh do t’i paguajë Hekurudha Shqiptare.Vendimi do të zbatohet menjëherë dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare.