“Kësaj makinerie që është sot në qeverisje, i ka ardhur fundi”/ ‘Shpërthen’, Teliti: Shteti i korruptuar, kala rëre…
Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorian Teliti ngriti alarmi mbi rënien drastike të fuqisë blerëse dhe varfërimin ekstrem të qytetarëve shqiptarë. Në një intervistë televizive, Teliti tha se Shqipëria renditet e fundit në rajon dhe në Europë për sa i përket konsumit, ndërsa një qytetar shqiptar arrin të blejë shumë më pak produkte me të njëjtën sasi parash në krahasim me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës apo Malit të Zi, për shkak të çmimeve abuzive dhe pabarazisë në treg. Sipas tij, ky fenomen nuk vjen rastësisht, por është produkt i një sistemi ku prodhohen “kriminelë në pushtet”. Teliti thekson se paratë e buxhetit të shtetit po përpilohen nga tendera të manipuluar dhe një grusht oligarkësh. Ky binom mes drejtuesve të lartë politikë dhe...
Burimi:
sot.com.al