“Kërkuam që zoti Rama të vijë dhe të dëshmojë”/ Meta me tone të ashpra në seancë, Cakrani: Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë

“Kërkuam që zoti Rama të vijë dhe të dëshmojë”/ Meta me tone të ashpra në seancë, Cakrani: Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani në një deklaratë për mediat pas seancën në GJKKO deklaroi se Meta ka kërkuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama si dëshmita për çështjet në ngarkim të tij. “Ne nuk po thërrasim Edi Ramën por kreun e PS dhe kryeministrin. Ne e kemi kërkuar Ramën qëkur i është komunikuar akuza Metës, do të shohim parashtrimet e Kryemadhit, nëse do të na vihen në dispozicion. Ne kemi shkuar me gjykim të zakonshmëm, ia kërkuam që zoti Rama të vijë dhe të dëshmojë, të shohim nëse do të pranojë gjykata”, tha ai. Cakrani komentoi edhe debatin mes ish-bashkëshortëve Meta dhe Kryemadhi. Ai tha se agravimi i Metës erdhi pasi në dosje kushëriri i Monika Kryemadhit përmendet 327...