“Kërkojmë masa”/ Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë, banorët: Djegia e mbeturinave shqetësuese për shëndetin

“Kërkojmë masa”/ Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë, banorët: Djegia e mbeturinave shqetësuese për shëndetin

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën e ish-Fabrikës së Qelqit, në Kavajë duke shkaktuar shqetësim te banorët e lagjes përreth. Sipas banorëve, në këtë zonë digjen shpesh mbeturina, një fenomen që përsëritet pothuajse çdo javë. Banorët shprehen se tymi i dendur që krijohet nga djegia e mbeturinave depërton në banesat e tyre duke krijuar shqetësime për shëndetin, veçanërisht te fëmijët dhe të moshuarit. Të alarmuar nga situata, banorët kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimin zjarrfikës, duke kërkuar ndërhyrjen për shuarjen e flakëve si dhe marrjen e masave për identifikimin dhe ndalimin e personave që dyshohet se vendosin zjarrin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe efektivët e zjarrfikëses menjëherë pas njoftimit nga banorët, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të...