Kërkoi zëvendësim të masës ‘arrest në burg’, rrëzohet kërkesa e Klodian Rrjepajt

Kërkoi zëvendësim të masës ‘arrest në burg’, rrëzohet kërkesa e Klodian Rrjepajt

Ish zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në Gjykatën Antikorrupsion kërkoi zëvendësim të masës ‘arrest në burg’, mirëpo iu refuzua. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se gjatë seancës me dyer të mbyllura avokati i tij dorëzoi kartelën mjekësore në të cilën tregohet se ish funksionari vuan nga probleme shëndetësore njëra ndër to diabeti. Pas kësaj gjyqtari Bin Ndreca u tërhoq për vendimin, ku u rrëzua kërkesa tij. Ndërkohë sot pritej të mbahej mbrojtja e  të pandehurve në dosjen e ‘sterilizimit’ që janë veçuar nga Ilir Beqaj. Por siç u konstatua avokatët Naile Ajazi, Arben Gjata mungonin dhe për ketë arsye seanca u shty. Seanca e radhës do te zhvillohet me 21 janar në orën 12:00. Top Channel