Kërkohet dorëheqja e kryeministrit hajdut, jo e Donald Trumpit
lir Dako Ditën e djeshme kryeministri shqiptar në një orë e ca fjalim përballë deputetëve socialistë, por dhe publikut shqiptar rrëfeu panikun dhe frikën që e ka mbërthyer nga lëvizja qytetare që ka pushtuar sheshet e Shqipërisë dhe mbarë botës. Fjalimi i i tij nuk ishte një akt komunikimi politik, por një seancë vetëmbrojtjeje. Ai nuk foli për vendin, por për veten. Në vend të reflektimit, zgjodhi të ndërtojë një mur me fjalë, një mburojë prej termash teknologjikë që e ndajnë nga realiteti. Ndërkohë që qytetari shqiptar, i madh e i vogël priste sy e veshë reflektimin e një pushtetari, që për 13 vite pushtet ka mbjellë dhe kultivuar farën e keqe të krimit dhe korrupsionit në çdo qelizë të shtetit, reagimi i kryeministrit shqiptar...
Burimi:
sot.com.al