Kërkesa e SPAK për heqjen e imuniteti të Belinda Ballukut në sirtarin e Niko Peleshit, kush janë ministrat që…

Kërkesa e SPAK për heqjen e imuniteti të Belinda Ballukut në sirtarin e Niko Peleshit, kush janë ministrat që…

Shqipëria ndodhet prej 27 ditësh nën kthetrat e të ashtuquajturit revolucioni “Flamingo”, një valë protestash popullore që ka paralizuar Tiranën dhe ka shkatërruar qetësinë e mazhorancës socialiste. Presioni ka arritur kulmin pas një ultimatumi të prerë nga Bashkimi Evropian, i cili kërkon me ngulm t’i jepet fund pandëshkueshmërisë zyrtare në nivelet më të larta të shtetit. Gazeta “Sot” ka mësuar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën e re për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas ngritjes së akuzave të reja ndaj saj si e dyshuar në afera korruptive dhe pastrim parash. Kjo dosje përvëluese aktualisht ndodhet e kyçur në sirtarin e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili po luan me kohën nën ankthin e një shpërthimi politik....