Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Kuvendi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv. kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Kuvendi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv. kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëri sërish thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për zv.kryeministren Belinda Balluku, situatë që solli edhe një përgjigje nga Kuvendi. Në përgjigje Kuvendi ka refuzuar kërkesën e demokratëve, duke arsyetuar përse kanë marrë këtë vendim. “Në përgjigje të kërkesës suaj për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ju bëj me dije sa vijon: Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/zëvendëskryeministrit është thirrur dhe është zhvilluar në datën 19 dhjetor 2025, në përputhje me nenin 13 të Rregullores së Kuvendit. Me thirrjen dhe zhvillimin e kësaj mbledhjeje, kompetenca proceduriale për thirrjen e...