Kërcënoi punonjësen pas shkarkimit nga detyra, përjashtohet nga radhët e Policisë, Gentian Berberi
Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Vendimi ka ardhur pasi Berberi dy ditë më parë iu komunikua shkarkimi nga detyra si drejtor i DVP Shkodër, pasi ka kanosur drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit. Berberi u paraqit në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, i pakënaqur me detyrën e re që i ishte caktuar. Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të Berberit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi procedurat për hetim disiplinor. Pas përjashtimit nga radhët e Policisë së Shtetit, çështja pritet të...
Burimi:
ntv.al