“Keni marrë gjobë…”/ Policia e Shtetit apel qytetarëve: Kujdes nga sms-të dhe faqet mashtruese që kërkojnë pagesa!

“Keni marrë gjobë…”/ Policia e Shtetit apel qytetarëve: Kujdes nga sms-të dhe faqet mashtruese që kërkojnë pagesa!

Foto ilustruese TIRANË- Autoritetet kanë zbuluar një tjetër skemë mashtrimi online, përmes mesazheve dhe linqeve që imitojnë Policinë e Shtetit, që synon të zhvasë qytetarët. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik ka lëshuar një apel për qytetarët, ku bën thirrje për kujdes nga faqe mashtruese që nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për faqe që është e ndërtuar me stemën institucionale, imazhe të Drejtorisë si dhe elementë grafikë e të tjera. Në hapin e parë, qytetarëve iu kërkohet të konfirmojnë identitetin, duke vendosur numrin e telefonit celular. Në hapin vijues, faqja kërkon numrin e targës së automjetit, ndërsa në fazën e fundit iu kërkohet plotësimi i të dhënave bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së gjobës. Policia e Shtetit sqaron se kjo...