“Kemi marrë të dhënat”/ Pas Prokurorisë së Përgjithshme reagon edhe Gjykata e Lartë: Është hakeruar faqja nën menaxhimin e KLGJ

“Kemi marrë të dhënat”/ Pas Prokurorisë së Përgjithshme reagon edhe Gjykata e Lartë: Është hakeruar faqja nën menaxhimin e KLGJ

Pas Prokurorisë së Përgjithshme, ka ardhur reagimi edhe nga Gjykata e Lartë në lidhje me pretendimin e grupit Homeland Justice për sulm kibernetik. Gjykata e Lartë nuk ka rënë pre e sulmit kibernetik, por faqja “gjykata.gov.al”, e cila është në menaxhim nga KLGJ, ndërsa sqaron se nuk ka lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen e Gjykatës së Lartë. “Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik, por sipas pretendimeve të Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al, e cila është në menaxhimin e plotë të KLGJ dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”., thuhet në reagim. Top Channel