“Kemi frikë çdo ditë”, banorët e Luzit ngrihen kundër rrugës së degraduar

“Kemi frikë çdo ditë”, banorët e Luzit ngrihen kundër rrugës së degraduar

Banorët e fshatit Luz, së bashku me përfaqësues të bizneseve lokale, kanë dalë në protestë për të kundërshtuar gjendjen e rëndë të rrugës që përshkon zonën dhe e lidh atë me autostradën dhe pjesën tjetër të vendit. Rruga, e cila është pjesë e Unazës së Madhe të Fushë-Krujës, prej vitesh ndodhet në kushte të degraduara, kryesisht për shkak të qarkullimit të pandërprerë të mjeteve të rënda që shërbejnë për aktivitete industriale si fabrikat e çimentos dhe guroret. Sipas banorëve, situata është denoncuar vazhdimisht pranë institucioneve përkatëse dhe ata kanë marrë premtime se rruga do të rikonstruktohej që në muajin tetor, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete. Protestuesit kërkojnë rindërtimin e plotë të segmentit rrugor dhe kufizimin e lëvizjes së kamionëve me...