“Kemi dyshime se gjyqtari mund të jetë nën presion”/ Avokati i kryebashkiakut Veliaj, Ndreca deklaratë për mediat: Po preket sistemi i së drejtës në Shqipëri

“Kemi dyshime se gjyqtari mund të jetë nën presion”/ Avokati i kryebashkiakut Veliaj, Ndreca deklaratë për mediat: Po preket sistemi i së drejtës në Shqipëri

Avokatiu i Erion Veliajt, Parent Ndreca, ka dalë publikisht me një deklaratë për mediat sa i përket çështjes së kryevbashkiakut të Tiranës. Në deklaratën e tij, ai shprehet se ekipi i Veliajt ka dyshime se gjyqtari i çështjes mund të jetë nën presion të vazhdueshëm. Deklarata e plotë: Arsyeja pse kam kërkuar këtë takim me ju, lidhet me shqetësimin tonë të thellë mbi klimën e presionit që duket se po krijohet rreth gjykimit administrativ të çështjes që lidhet me pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të z. Ols Dado si prokuror i Republikës së Shqipërisë. Shqetësimi ynë konkret është se ekziston rreziku real që kjo çështje të mos shqyrtohet në themel, pra mbi meritën juridike të saj, por të tentohet të mbyllet përmes një procesi jo...