Këlliçi: Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, ku mes të tjerëve u shkarkua edhe Belinda Balluku. Sipas deputetit demokrat, këto lëvizje janë të diktuara nga Balluku, ndërsa thekson se “aty ku janë fondet dhe tenderat është emëruar i besuari i Belinda Ballukut” Këlliçi thekson se “Rama u kujdes që të sistemonte dhe ndjesitë personale të Ballukut, duke ja hequr Elisën nga Ministria e Jashtme”. Ndërsa thotë se askush nuk mashtrohet me lëvizje të tilla, Këlliçi fton shqiptarët që ti bashkohen protestës së opozitës ditën e nesërme në orën 18:00. Postimi i Këlliçit: Balluku ruan komandën, Rama nën hyqmin e saj! Kaq i kapur është Edi Rama nga Belinda Balluku, sa edhe pse u detyrua formalisht ta largonte nga drejtimi...
Burimi:
gijotina.com