Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi deklaroi se ekzistojnë dy kriteret kryesore për emërimin e Skënder Hitës si Drejtor i ri i Policisë së Shtetit, të cilat, sipas tij, nuk përmenden në dokumente zyrtare, por kanë ndikuar në vendimmarrjen e Edi Ramës.. Sipas Këlliçit, kriteri i parë ka të bëjë me kontributin e Hitas në “farsën elektorale të 11 majit” në Qarkun e Fierit, ku, sipas tij, janë arritur rezultate rekord që i përmbushin pritshmëritë e kryeministrit Edi Rama. Kriteri i dytë lidhet me lidhjen e tij me Belinda Ballukun, për të cilën Rama, sipas Këlliçit, është i gatshëm të ndërhyjë në Kuvend për ta mbrojtur dhe për të penguar hetimet e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi. Ai tha se Skënder Hita është lidhje e fortë e...
Burimi:
gijotina.com