KE publikon raportin për shtetin e së drejtës në Shqipëri: Korrupsioni mbetet shqetësim

KE publikon raportin për shtetin e së drejtës në Shqipëri: Korrupsioni mbetet shqetësim

Pavarësisht se e konsideron gjyqësorin të qëndrueshëm pas Reformës në Drejtësi, raporti vjetor i Komisionit Europian që vlerëson gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri thotë se kanë vazhduar përpjekjet për ndikim të padrejtë në institucionet e drejtësisë. Mes tyre përmenden edhe sulmet personale ndaj magjistratëve, përfshirë edhe Strukturën e Posaçme. Në këtë pikë, në raport përmendet se tetë magjistratë, mes tyre dy gjyqtarë dhe gjashtë prokurorë, janë vendosur nën mbrojtje, ndër ta edhe prokurorë të SPAK dhe ish-kreu i KLP-së. Në raport përmendet më tej se: “Përpjekjet nga zyrtarët publikë ose politikanët, përfshirë nivelet më të larta, për të ushtruar publikisht ndikim të padrejtë në institucionet e drejtësisë dhe sulmet personale ndaj magjistratëve në të gjitha nivelet vazhduan gjatë gjithë periudhës së raportimit....