Katastrofë mjedisore në Maliq/ Ngordhje masive e peshqve, në rezervuarin e Gjinikasit

Katastrofë mjedisore në Maliq/ Ngordhje masive e peshqve, në rezervuarin e Gjinikasit

Një fenomen shqetësues ka goditur rezervuarin e fshatit Gjinikas në Bashkinë Maliq, ku qindra peshq të ngordhur kanë pushtuar sipërfaqen e ujit. Banorët e zonës ngrenë alarmin se kjo situatë, e cila është kthyer në një dukuri të përsëritur, lidhet drejtpërdrejt me hapjen e portave të hidrocentralit. Sipas tyre, luhatjet e menjëhershme të prurjeve të ujit po shkatërrojnë ekosistemin, duke shkaktuar dëme të mëdha në faunën ujore.Ekspertët mjedisorë vënë theksin te disa faktorë të mundshëm, si ulja e nivelit të oksigjenit apo lëshimi i sedimenteve, por për konfirmimin e shkakut të saktë priten analizat laboratorike. Ndërkohë, komuniteti i zonës i bën thirrje Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe inspektorateve përkatëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të hetuar rrethanat dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ata që...