Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore. Banorët thonë se janë shkatërruar sipërfaqe të tëra me jonxhë, perime, drithëra, pemë frutore dhe kultura të tjera, ndërsa rrezikohen edhe prodhimet që sigurojnë ushqimin e familjeve dhe të bagëtive për dimër. Sipas tyre, ky është viti i tretë radhazi që përballen me të njëjtin fenomen, ndërsa dëmet këtë sezon janë edhe më të mëdha. Fermerët shprehen se situata po i çon drejt falimentimit, pasi kanë humbur pothuajse të gjithë prodhimin e sezonit. Banorët shprehin gjithashtu pakënaqësi për reagimin e institucioneve vendore, duke pretenduar se masat e marra deri tani kanë qenë të pamjaftueshme. Për banorët e Boshanjit, situata ka kaluar...