Karburant, biznese, truall e magazine…Konfiskohen 3 mln euro pasuri të anëtarit të PD në Gjirokastër (EMRI)

Karburant, biznese, truall e magazine…Konfiskohen 3 mln euro pasuri të anëtarit të PD në Gjirokastër (EMRI)

Prokuroria në Gjirokastër GJIROKASTËR- Prokuroria në Gjirokastër ka konfiskuar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro. Pasuritë në pronësi të Dasho Alikos rezultojnë që janë të përftuara nga burime të paligjshme. Bëhet fjalë për pasuri: 6 troje, 3 magazina, një karburant, lokale, banesa dhe shumë pasuri të tjera në disa zona të qarkut të Gjirokastrës. Dashi Aliko aktualisht është anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike në zonën e Gjirokastrës ndërsa më parë ka mbajtur postin e kryetarit të komunës së Lazaratit. Ndërkohë, kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror të vitit 2019 pas verifikimeve financiare dhe pasurore. Njoftimi i Prokurorisë së Gjirokastrës: Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Gjirokastër, 3 mln euro pasuri të shtetasit D.A.; karburant, biznese, troje, banesa e...