“Kapja e shtetit dhe korrupsioni, kanë nxjerrë në protestë mijëra qytetarë”/ Kaso në PE: Shqipëria po rrëshqet
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka ngritur shqetësimin për situatën politike në Shqipëri në një diskutim në Parlamentin Europian, ku ka denoncuar atë që e cilësoi si “kapje të shtetit”, përdorim të institucioneve dhe cenim të standardeve demokratike. Në fjalën e tij para eurodeputetëve, Kaso falënderoi Parlamentin Europian për mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit, duke theksuar se qytetarët shqiptarë mbeten ndër më pro-europianët në rajon. Sipas deputetit demokrat, Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demokratike, e cila është reflektuar edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare. Ai u ndal veçanërisht te zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke pretenduar se ato u zhvilluan në kushte të pabarabarta mes mazhorancës dhe opozitës. Kaso akuzoi qeverinë për përdorim të burimeve shtetërore gjatë fushatës...
Burimi:
sot.com.al