Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek
Operacion mes drejtorisë vendore të policisë Korçë dhe drejtorisë së kufirit e migracionit, kapet drogë në doganën e Kapshticës. Mësohet se pas informacioneve të marra, është kapur një shtetas grek në pikën kufitare të Kapshticës me sasi droge brenda në mjet. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi grek ka modifikuar një pjesë të mjetit për të bërë të mundur futjen e lëndës narkotike kanabis sativa. Sasia e kapur është rreth 30 kilogramë. Shtetasi grek u kap në tentativë për të kaluar drejt vendit fqinj, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për të zbuluar sasinë e drogës të fshehur në mjet. Ky i fundit, dyshohet se e ka marrë drogën në shtetin shqiptar dhe ka dashur ta çojë drejt shtetit grek ndërsa është arrestuar nga policia. Hetimet për rastin...
Burimi:
top-channel.tv