Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

Policia e Shkodrës ka zbardhur autorësinë dhe rrethanat e incidentit të ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Guerrile”, ku gjatë ndjekjes së një automjeti u kanosën me armë zjarri punonjës të Policisë. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, të zhvilluara në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, kur shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, i bënë shenjë ndalimi një automjeti me dy persona brenda për kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit të policisë, por shtoi shpejtësinë dhe kreu manovra të rrezikshme, duke detyruar efektivët ta ndjekin. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri i automjetit,...