Kaos para Parlamentit, Policia shpërndan protestuesit – Fotogaleri

Kaos para Parlamentit, Policia shpërndan protestuesit – Fotogaleri

Situata para Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar mëngjesin e sotëm, teksa protesta e 54-të radhazi e qytetarëve është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Që në orët e para të ditës, Policia e Shtetit kishte rritur masat e sigurisë pranë godinës së Kuvendit, duke zgjeruar perimetrin e kontrollit dhe duke vendosur gardhe metalike në disa prej hyrjeve kryesore që çojnë drejt Parlamentit. Forca të shumta policore u pozicionuan në zonë, ndërsa lëvizja e qytetarëve u kufizua në disa segmente pranë Kuvendit. Vendosja e barrierave shkaktoi reagime nga protestuesit, të cilët kundërshtuan masat e marra nga Policia dhe kërkuan akses më të lirë në zonën ku po zhvillohej tubimi. Gjatë momenteve të tensionuara, disa qytetarë tentuan të kalonin përtej gardhit metalik të vendosur...