Kanosi klientët në lokal me armë dhe dhunoi pronarin, arrestohet pas disa orësh arrati 28-vjeçari në Kavajë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku një 28-vjeçar i armatosur ka hyrë në një lokal, duke kanosur klientët dhe duke dhunuar pronarin. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 09:40, Policia mori njoftim se një shtetas i armatosur kishte hyrë në një bar-kafe në lagjen nr. 2, ku kishte kërcënuar klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit, shtetasin S. V., 64 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar me shpejtësi me automjet, duke përplasur dhe dëmtuar një mjet të parkuar. Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të tij, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës. Gjatë tentativës për t’i shpëtuar Policisë, për shkak të shpejtësisë së lartë,...
Burimi:
sot.com.al