“Kam 3 ditë që jam këtu”/ U kthye nga SHBA për t’iu bashkuar protestës masive, Dervishi: Ky është sinjali që…
Valës së protestave masive që ka përfshirë Tiranën dhe që dje shënoi ditën e saj të 17-të, po u bashkohen gjithnjë e më shumë emigrantë që po udhëtojnë nga jashtë kufijve. Një ndër ta është edhe mësuesi Donald Dervishi, i cili la SHBA-në ku jeton për t’u bërë pjesë e qëndresës qytetare në kryeqytet. I ftuar në nje studio televizive, Dervishi ka treguar se si nisi organizimi i diasporës përtej oqeanit dhe presionet me të cilat përballen shqiptarët e Amerikës kur vjen puna për të ngritur zërin kundër qeverisë në Tiranë. Dervishi rrëfeu se sapo nisën protestat në Shqipëri, emigrantët në SHBA lëvizën me shpejtësi për të krijuar grupe organizatore, fillimisht në Nju Jork e më pas në Uashington, duke zhvilluar edhe një tubim përpara...
Burimi:
sot.com.al