Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri. Kush është Sofia Moreira de Sousa
Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e propozuar të 33 ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe 7 zëvendësshefave të delegacioneve të Bashkimit Evropian. Mes tyre është edhe Sofia Moreira de Sousa e cila është propozuar për postin e Ambasadore së Bashkimit Evropian. Ajo aktualisht shërben si Shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më parë ka mbajtur, ndër të tjera, detyrën e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër (Cabo Verde). 145 delegacionet e BE-së janë fytyra e Bashkimit Evropian në mbarë botën dhe përbëjnë vijën e parë të mbrojtjes së interesave të BE-së jashtë kufijve të saj. Ato informojnë, zbatojnë dhe promovojnë prioritetet e Bashkimit Evropian, si dhe politikën...
Burimi:
top-channel.tv