‘Ka pastruar para’, bashkëshorti i Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: Rrogën e…

‘Ka pastruar para’, bashkëshorti i Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: Rrogën e…

Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi marrja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-shefes së Financës së Postës Durrës, Valbona Duni, duket se ka hapur një tjetër front hetimor. Dy ditë pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë ndaj saj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Filialit të Postës Durrës, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në masën “arrest në burg”, ka depozituar një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-shefes së Financës Valbona Duni. Mataj, Duni dhe P. Dana akuzohen nga prokuroria, pas kallëzimit të Postës Shqiptare, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim. Në kallëzimin e...