“Ju mbani shpresën gjallë”/ Mësuesi merr fjalën në protestë: Të rinjtë shqiptarë, janë shqiponja
Mësuesi Ferit Toma ka marrë fjalën përpara protestuesve të mbledhur te Kryeministria, duke iu drejtuar veçanërisht të rinjve me një mesazh mbështetjeje dhe duke iu përgjigjur deklaratave që i etiketojnë ata si sorra. Në fjalën e tij, ai vlerësoi praninë e ish-nxënësve në protestë dhe i nxiti ata të vazhdojnë rrugën e tyre për vendin. “Kam edukuar breza të tërë dhe më vjen mirë kur i shoh në protestë këti! Ky është shpërblimi më i madh i jetës sime. Ju ftoj të qëndroni besnikë ndaj të vërtetës, drejtësisë dhe dashurisë për vendin tonë. Shqipëria ka nevojë për të rinj që të mendojnë e ndërtojnë e flasin me përgjegjësi, ju mbani shpresën gjallë,” u shpreh mësuesi. Në mbyllje të mesazhit të tij, ai kërkoi nga rinia...
Burimi:
sot.com.al