Jorida Tabaku: Statusi i Minatorit është detyrim moral dhe ekonomik

Jorida Tabaku: Statusi i Minatorit është detyrim moral dhe ekonomik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikthyer në vëmendje nismën e saj për “Statusin e Minatorit”, një propozim ligjor i depozituar prej një viti dhe tashmë në shqyrtim në legjislaturën aktuale. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se kjo nismë është fryt i një pune trevjeçare së bashku me një grup minatorësh, të cilët prej kohësh protestojnë çdo të enjte përpara Kuvendit. “Statusi i Minatorit është një domosdoshmëri për një nga profesionet më të vështira dhe me impaktin më të madh në shëndet e në jetë,” – shprehet ajo, duke theksuar se nëntoka shqiptare është e pasur dhe e çmuar, por përfitimet nuk shkojnë tek ata që punojnë në kushte ekstreme. Sipas Tabakut, propozimi synon përmirësimin e kushteve të punës,...