“Jetonte me mua deri ditën kur u zhduk”/ Dëshmia e babait të Ervis Martinajt në GJKKO: Merrej me pika llotosh me licencë, Elio Hatos i fali banesën sepse i shpëtoi jetën

“Jetonte me mua deri ditën kur u zhduk”/ Dëshmia e babait të Ervis Martinajt në GJKKO: Merrej me pika llotosh me licencë, Elio Hatos i fali banesën sepse i shpëtoi jetën

Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, është paraqitur sot në GJKKO ku ka dëshmuar në gjyqin për pasuritë e të birit. Në dëshminë e tij babai i Ervis Martinajt tha se djali i tij merrej me pika llotosh me licencë dhe se kishte të shlyer çdo detyrim të bizneseve të tij. Për banesën të cilën Ervis Martinaj i kishte falur Elio Hatos, ai shprehu se i biri e bëri në shenjë respekti sepse ky i fundit i kishte shpëtuar jetën. Më tej ai shpjegoi se Ervisi në vitin 2018 iku nga Tirana dhe shkoi të jetonte me të në Laç, ku sipas tij qëndroi deri ditën kur u zhduk, më datën 9 gusht 2022. Martinaj tha gjithashtu se pas zhdukjes së të birit policia i...