Jeta mes dronëve dhe raketave në Dubai, ish-deputetja Shkjau: E vështirë për fëmijët, rinisën fluturimet

Jeta mes dronëve dhe raketave në Dubai, ish-deputetja Shkjau: E vështirë për fëmijët, rinisën fluturimet

Sulmet e deritanishme të Iranit, mbi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shënuar 68 persona të plagosur dhe 3 humbje jete. Ish-deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau prej tetë vitesh jeton në Dubai e angazhuar në disa projekte në fushën e teknologjisë. “Fëmijët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, po zhvillojnë mësimin në distancë. Të gjitha qendrat tregtare, të gjitha restorantet, korrierët çdo gjë është normale. Ka patur shumë goditje të përqendruara më së shumti në Emiratet e Bashkuara. Nga ana emocionale natyrisht ne si banues në këtë vend patjetër që jemi ndikuar, patjetër që nuk është e lehtë ti shpjegosh fëmijës tënd se çfarë po ndodh”, tha ajo. Për situatën e papritur të atjeshme Esmeralda Shkjau jep këtë koment. “Të gjithë jemi dëshmitar të sulmeve...