“Jemi të lodhur e të rraskapitur”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë!
Nikollë Ndoci, babai i të arratisurit nga paraburgimi i Durrësit, Altin Ndoci, i akuzuar për katër vrasje tha se nuk ka asnjë dijeni se pse djali i tij vendosi të arratisej, por dyshon se ky veprim lidhet me mungesën e besimit te drejtësia, pasi sipas tij, Ndoci ka qëndruar prej gjashtë vitesh në paraburgim pa prova. Babai i bëri thirrje publike të birit që të dorëzohet, duke theksuar se është shumë i shqetësuar për gjendjen e tij. “Në familjen tonë jemi të shokuar. Prej gjashtë vitesh jetojmë të tronditur, por këtë rast nuk e prisnim. Nuk e dinim që do ndodhte diçka e tillë,” u shpreh ai në një lidhje direkte me emisionin “Top Story”. I pyetur nëse i biri i kishte thënë ndonjëherë se do të...
Burimi:
ntv.al