‘Janë lodhur nga fitoret’, Salianji ironizon Berishën për protestën: Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë!

‘Janë lodhur nga fitoret’, Salianji ironizon Berishën për protestën: Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë!

Ish-deputeti Ervin Salianji nuk i fsheh kritikat as për protestën e fundit që degjeneroi në goditjen me molotovë ndaj vilës së Enver Hoxhës, duke rrezikuar jetën e artistëve. Salianji thotë se kupola drejtuese e Partisë Demokratike nuk e ka një strategji të qartë se si do ta rrëzojë Edi Ramën dhe se si do të vijë në pushtet. Protestën me marshim në gjithë qendrën e Tiranës, Salianji e quajti një “ecje të darkës”, duke theksuar se ishte një shpërdorim i sakrificës së mijëra demokratëve. Në intervistën për emisionin “Sot Live në Shqipëri”, ai thotë se kjo lloj proteste me marshim u përdor nga PD për të kamufluar numrat. Ai thotë se protesta duhej të ishte përqendruar te Kryeministria, apo te Ministria e Brendshme dhe te...