“Janë kartele që bëjnë presion”, kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve i përgjigjet Braçes: Këto janë shpikje të ti
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PS Erion Braçe ngriti shqetësimin e çmimit të naftës në vend, duke thënë se është më i shtrenjti në rajon. Shoqatës së Hidrokarbureve ai iu drejtua duke thënë se janë “kartel” që bëjnë presion për çmimin. Kësaj deklarate i është përgjigjur mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story Luigj Aliaj, Kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve. Teksa kërkoi që ta kishte përballë, ai tha se deklarata e Braçes është e pavërtetë, duke kërkuar që prej tij të ketë një kërkim ndjese për etiketimin. “Grupi i parë i goditur janë sipërmarrësit e hidrokarbureve. Kemi fatura dhe risqe. Në këtë fushë kanë licencë me të drejtë importi 254 kompania, nga të cilat janë aktive 60. Gjatë punës ka kompani që marrin më...
Burimi:
kohajone.com