“Jam shtatzënë, kam komplikacione”, GJKKO shuan masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës

“Jam shtatzënë, kam komplikacione”, GJKKO shuan masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës

Ajola Xoxa TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e masës së sigurisë “detyrimin për t’u paraqitur” dhe për “ndalimin e daljes jashtë shtetit” për shkak të gjendjes shëndetësore. Shkak është bërë shtatzënia e saj, si dhe disa komplikacione shëndetësore që ajo ka shfaqur së fundmi. Më datë 26 mars, Xoxa depozitoi kërkesë në GJKKO që të hiqen masat e sigurisë ndaj saj. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është gjyqtare themeli edhe në procesin ndaj Erion Veliaj. Fëmija i dytë i çiftit vjen në një moment delikat për çiftin, për shkak të zhvillimeve gjyqësore që po marrin vëmendje publike.  Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë...