“Jam shtatzënë, kam komplikacione”, Ajola Xoxa i kërkon GJKKO-së ndryshimin e masës së sigurisë
Ajola Xoxa TIRANË-Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa i është drejtuar Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë. Shkak është bërë shtatzënia e saj, si dhe disa komplikacione shëndetësore që, sipas burimeve, ajo ka shfaqur së fundmi. Kërkesa është depozituar në gjykatë dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është gjyqtare themeli edhe në procesin ndaj Erion Veliaj. Fëmija i dytë i çiftit vjen në një moment delikat për çiftin, për shkak të zhvillimeve gjyqësore që po marrin vëmendje publike. Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë...
Burimi:
zeri.ai